“Sa budallaqe kam qenë”- Rudina Dembacaj zbulon arsyen, pas humbjes së babait

Mediale Vip

“Sa budallaqe kam qenë”- Rudina Dembacaj zbulon arsyen, pas humbjes së babait

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:02
Rudina Dembacaj me babain

Rudina Dembacaj humbi babain e saj pak muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

Moderatorja publikon herë pas herë foto me të atin në rrjetet sociale.

Aktorja postoi një imazh krah babait, ku të dy duken të lumtur, ndërsa ajo dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.

“Sa budallaqe kam qenë … Kam menduar se nuk do të të humbas kurrë,”– shkroi Rudina Dembacaj, duke u kujtuar njerëzve se duhet të shijojnë çdo moment pranë njerëzve të dashur të tyre.

Ajo tha se i ati i është sëmurë në fund të muajit maj dhe ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Ai nuk arriti ti mbijetojë dot sëmundjes duke ndërruar jetë në fillim të muajit korrik, duke i lënë një boshllëk të madh aktores së njohur të humorit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat