“Gurbetqar”, kënga më e re nga Sabri Fejzullahu

Mediale Vip

“Gurbetqar”, kënga më e re nga Sabri Fejzullahu

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 18:52
Sabri Fejzullahu

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka prezantuar sonte (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Gurbetqar” titullohet kënga e tij e re, e cila ashtu siç quhet i është dedikuar gurbetqarëve.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Kreshnik Avdiu, teksa për orkestrimin është përkujdesur Artan Mezini.

Meqë jemi në fundvit, projekti i këngëtarit të mirënjohur u promovua në programet festive të Vitit të Ri.

Kënga njëherësh tanimë është lansuar në YouTube dhe besohet se do pritet mirë edhe nga publiku.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat