“Isha i famshëm por vuaja për bukë”, Jason Momoa rrëfen prapaskenat e vështira të jetës së një aktori

Mediale Vip

“Isha i famshëm por vuaja për bukë”, Jason Momoa rrëfen prapaskenat e vështira të jetës së një aktori

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 15:05
Jason Momoa

Aktori i famshëm Jason Momoa, u bë i famshëm për të gjithë me rolin e tij si “Aquaman”, film i cili bëri bujë të madhe dhe rezultoi super i suksesshëm.

Mirëpo, Momoa ka 20 vite në industrinë e filmit dhe përpjekjet e tij për të arritur suksesin e tanishëm kanë qenë të shumta.

Madje, rruga e tij ka qenë aq e vështirë sa përveç famës, s’kishte asnjë të ardhur për t’u ushqyer apo për të rritur fëmijët e tij.

Momoa-s nuk i dilnin paratë për të paguar faturat e muajit dhe madje ishte futur në borxhe, ndërkohë që të gjithë mendonin se ai bënte një jetë luksi për faktin që ishte aktor.

Në një intervistë për “In Style”, aktori ka rrëfyer:

“Pas Games of Thrones, ne po vuanim për bukë. Nuk kisha punë. Është shumë e vështirë kur ke bebe për të rritur dhe je në borxhe. Ndonëse isha i famshëm, kjo nuk do të thotë se isha i suksesshëm financiarisht”

Jason Momoa është baba i dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat