Çfarë fshihet pas fotos së Nevina Shtyllës me aktorin e famshëm turk që po qarkullon në rrjet?

Mediale Vip

Çfarë fshihet pas fotos së Nevina Shtyllës me aktorin e famshëm turk që po qarkullon në rrjet?

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 15:32
Nevina Shtylla dhe Burak Ozcivit

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një foto e moderatores së njohur, Nevina Shtyllës, me aktorin e famshëm turk, Burak Ozcivit, i cili në vendin tonë njihet për rolin e “Osmanit”.

Një faqe në Instagram ka publikuar foton e montuar të tij më Nevinën.

Në pamje të parë fotoja duket shumë reale, por nuk është e vërtetë.

Moderatorja e ka ripostuar këtë foto në Instastory, dhe krahas saj i jep përgjigje pyetjes “A e dinë ata të shtëpisë për Osmanin?”.

“Nuk i kam treguar akoma, po pusho”,- ia ktheu ajo me humor, pasi përgjigjen e kishte shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Burak është i martuar me aktoren turke Fahriye Evcen dhe ka një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Karan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat