Ndjekësja i kërkoi sekretin e rinisë së përjetshme, Adelina Ismaili i kthen përgjigjen epike

Mediale Vip

Ndjekësja i kërkoi sekretin e rinisë së përjetshme, Adelina Ismaili i kthen përgjigjen epike

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 10:12
Adelina Ismaili

Adelina Ismaili ka vite që është pjesë e skenës shqiptare dhe gjithmonë është njohur si artistja që sjell risi e thyen tabu. Së fundmi ajo ka ndare në Instagram një foto të saj, në të cilën shfaqet në formë perfekte fizike.

Adelina shihet e veshur me një fustan të zi, që i nxjerr në pah gjithë linjat dhe nuk kanë munguar komplimentet nga ndjekësit e saj. Mirëpo komenti i njërës prej ndjekëseve i ka rënë në sy dhe këngëtares, sepse duket se nuk i ka pritur aspak mirë.

“Adelin, sekreti yt që nuk plakesh hiç?”, e ka pyetur ndjekësja këngëtaren dhe ajo i ka kthyer një përgjigje epike.

“Jam 40-vjeçare”, i është kthye Adelina, duke nënkuptuar se është ende shumë e re.

Menjëherë kanë ardhur komente të tjera nga ndjekës të saj, që thonë se është në moshën më të mirë e se ajo do të ngelet gjithmonë e re edhe në shpirt. Kujtojmë se së fundmi Adelina ka nisur një emision të saj, “Tetë a Tetë”, i cili ka në fokus intervistat me personazhe të ndryshëm shqiptarë.

Image
Insta

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat