Ribashkimi i “Friends” – seriali nis xhirimet e episodeve të reja në mars

Mediale Vip

Ribashkimi i “Friends” – seriali nis xhirimet e episodeve të reja në mars

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:35
Foto Ilustrim

Episodi i bashkimit ‘të miqve’ të serialit shumë të shikuar “Friends” që është pritur me padurim tani do të fillojë xhirimet marsin e ardhshëm, sipas Matthew Perry.

“Ribashkimi i ‘Friends’ po planifikohet për fillimin e marsit”, shkroi ai të enjten në Twitter, shkruan BBC.

“Duket sikur kemi një vit të ngarkuar. Dhe kjo është mënyra se si më pëlqen”, shkroi tutje ai.

Shfaqja speciale e vetme do të fillonte xhirimet në gusht, por u vonua për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Seriali do të risjellë së bashku emrat e njohur të kastit të dikurshëm të aktorëve si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Deri të premten në mëngjes, statusi i Perryt kishte marrë më shumë se 100,000 pëlqime dhe rishpërndarje.

“Friends”, që ndiqte fatin e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York, fillimisht u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004.

Shfaqja përfundimtare u shikua nga 52.5 milionë shikues në Sh.B.A., duke e bërë atë episodin më të shikuar televiziv të viteve 2000.

Thashethemet për një ribashkim të “Friends” u përhapën shpejt pasi Aniston publikoi një fotografi të kastit së bashku vitin e kaluar.

Postimi debutues i aktores në Instagram zgjati pesë orë e 16 minuta duke i dhuruar asaj një milion ndjekës.

Xhirimet për specialin “Friends” do të zhvillohen në Burbank, Kaliforni.

Episodet e reja do të transmetohen në shërbimin streaming ‘HBO Max’ në një datë që ende nuk është përcaktuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat