Aktorja ka ndarë disa momente nga ushtrimet e përditshme.
Modelja e njohur, Arta Elezaj, ka ndezur sërish imagjinatën e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, ku edhe është mëse aktive me publikime të shpeshta.
Ajo kësaj here ka ardhur duke postuar një video mjaft provokuese nga palestra.
E veshur e tëra në ngjyrë rozë me një palë gete dhe një bluzë të shkurtër, modelja me flokët kaçurrele shihet duke bërë ushtrime për të formësuar të pasmet.
Arta është mjaft aktive në rrjete sociale, ku edhe numëron një shifër të madh të ndjekësve, të cilët pëlqejnë apo komentojnë pothuajse në çdo paraqitje.