“S’më ka blerë helikopter”- Zaimina Vasjari tregon a është penduar për bashkëshortin dhe dëshirën që nuk i ka plotësuar

Mediale Vip

“S’më ka blerë helikopter”- Zaimina Vasjari tregon a është penduar për bashkëshortin dhe dëshirën që nuk i ka plotësuar

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 06:44
Zaimina Vasjari

Zaimina Vasjari dhe bashkëshorti i saj Klodian Asllani kanë një fëmijë së bashku, vajzën Khloe.

Dhe këngëtarja ka zbuluar se partneri i saj dëshiron shumë ajo ta bëjë baba të një djali.

Zaimina Vasjari u shpreh se do t’ia plotësojë këtë dëshirë dhe kur të jetë shtatzënë do ta ndajë lajmin me të gjithë.

Gjatë një interviste së fundmi, teksa zbuloi tipare të karakterit të saj, tha se është njeri që ndërron mendje shpejt. Por për bashkëshortin e saj tregoi se nuk është penduar që e ka zgjedhur për ta pasur në krahë.

Image

Ndërsa rrëfeu edhe dëshirën që Klodian Asllani ende nuk i ka plotësuar, atë për të pasur një helikopter.

“Unë jam njeri që ndërroj mendje shumë shpejt, jo në të gjitha gjërat. Se tek burri nuk ndryshoj mendje. Nuk i kam plotësuar një dëshirë dhe ai gjithashtu. Nuk kam bërë një djalë, por që do t’ia bëj dhe ai s’më ka blerë helikopter (qesh). Djali kur të vijë do ta themi. Kam nga ato shtatzënitë që në muajin e tetë kuptohem që jam,”- u shpreh ajo në emisionin “Binjakët”.

Këngëtarja është e njohur për jetën luksoze që bën, të cilën e promovon edhe në rrjetet sociale, ku ndan foto dhe video nga vila e saj.

Zaimina Vasjari është nënë e vetëm një vajze. Ndërsa partneri i saj ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e mëparshme, Kristel dhe Jennifer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat