“Me shpirtin tim, Selvën”- Pasi pranoi hapur lidhjen e dashurisë, Shpat Kasapi prezanton të dashurën dhe flet për planet e së ardhmes

Mediale Vip

“Me shpirtin tim, Selvën”- Pasi pranoi hapur lidhjen e dashurisë, Shpat Kasapi prezanton të dashurën dhe flet për planet e së ardhmes

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 06:50
Shpat Kasapi/ Selva

Pak kohë më parë, Shpat Kasapi u fotografua krah një vajze, e cila rezultoi të ishte e dashura e tij.

Vajza që i ka vjedhur zemrën quhet Selvije dhe është pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni.

Ndonëse kanë një vit të lidhur, çifti ka qenë shumë i rezervuar, duke kursyer edhe postimet së bashku në rrjete sociale, pavarësisht disa detajeve që nuk i kanë shpëtuar fansave.

Megjithatë, vajza u shfaq për herë të parë krah partnerit të saj ditën e shtunë, kur Shpati ishte i ftuar tek “Shiko Kush Luan”.

Ai ka publikuar në Insastory një video nga prapaskenat e emisionit, ku duket bashkë me partneren dhe me Rezart Veleshajn.

“Ja dhe paraqitja e shumëpritur nga fansat me shpirtin tim Selvën,”- shkruante këngëtari krahas videos, ku etiketonte edhe partneren e tij, emrin e së cilës e shoqëroi me një zemër të kuqe.

Lidhja e fshehtë e Shpat Kasapit u zbulua rreth dy muaj më parë, gjatë kohës kur u fotografua me Selvijen në një lokal.

Gjatë emisionit ku ishte i ftuar, ai pranoi se po mendojnë të marrin një hap më të madh bashkë, siç është martesa, duke thënë se së shpejti mund të ketë edhe dasmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat