Lirim Kastrati prezanton të dashurën e tij?

Mediale Vip

Lirim Kastrati prezanton të dashurën e tij?

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 08:41
Lirim Kastrati

Lirim Kastrati, ylli i përfaqësues së Kosovës, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Futbollisti, i cili numëron mijëra ndjekës në Instagram, surprizoi së fundmi me një fotografi, në të cilën shfaqet përkrah një vajze.

Krahas fotos, ai vendosi një ’emoji’ të princeshës dhe një zemër të kuqe. Mendohet se ajo është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.

Dyshja shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndonëse futbollisti nuk ka zbuluar akoma identitetin  e vajzës.

Zeshkania shfaqet me një veshje lëkure.

Kastrati, futbollisti që luan tek Dinamo i Zagrepit dhe konsiderohet një nga futbollistët më  të mirë në Ligën e Kroacisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat