Jennifer Lopez shpallet ‘Ikona e vitit 2020′ në “People’s Choice Awards”

Mediale Vip

Jennifer Lopez shpallet ‘Ikona e vitit 2020′ në “People’s Choice Awards”

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:17
Jennifer Lopez

Ylli i muzikës pop e njëherësh aktorja amerikane, Jennifer Lopez, pranoi çmimin ‘Ikonë’ të dielën më 15 nëntor në “People’s Choice Awards 2020”.

Artistja e “Love Don’t Cost a Thing” u nderua për punën që bëri në të gjitha profesionet – si këngëtare, aktore e po ashtu edhe për karrierën e saj për tre dekada.

Ajo është gjithashtu një producente, stiliste dhe nënë e dy fëmijëve.

Jennifer e përmblodhi vitin 2020 nëpërmjet fjalimit të saj, kur u ngjit në skenën e evenimentit madhështor në “People’s Choice Awards”.

“Oh, Zoti im, 2020-ta nuk ishte shaka, apo jo?”, tha Lopez teksa mori çmimin “Icon of 2020”. “Unë dua të them, para vitit 2020 ne ishim të fiksuar për të fituar këtë çmim, duke u nominuar për atë çmim, ne ishim të kapur se kush shiti më shumë rekorde apo gjëra të çmendura. Ky vit ishte niveli më i mirë që më tregoi se çfarë kishte më shumë rëndësi dhe çfarë jo dhe për mua, e përforcoi atë që ka më shumë rëndësi”.

Lopez, e cila filloi karrierën e saj si kërcimtare në “In Living Colour” para se të gjente sukses si këngëtare, aktore dhe producente, foli edhe për sfidat e këmbënguljen.

“Si latine dhe si grua, ne ndonjëherë duhet të punojmë dy herë më shumë për të marrë këtë mundësi. Ndonjëherë ëndrrat e mia të mëdha dhe ambiciet e mia i bënin njerëzit përreth meje të nervozoheshin, duke më thënë: ‘je një kërcimtare, nuk mund të jesh një aktore’. Sa më shumë që thanë se nuk mundem, aq më shumë e dija se duhej ta bëja”, shtoi ajo. “Kështu që tani këtu qëndroj, shumë mirënjohëse, duke e ditur që masa e vërtetë e suksesit tim nuk është në rekordet e shitura, por nga dashuria që ndiej nga të gjithë ju”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat