Nuk është puna jote, un ha dhe e dua ushqimin: Bebe Rexha ‘fjaloset’ me ndjekësin

Mediale Vip

Nuk është puna jote, un ha dhe e dua ushqimin: Bebe Rexha ‘fjaloset’ me ndjekësin

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:42
Bebe Rexha

Bebe Rexha vazhdon të kritikohet se po shton peshë.

Bebe Rexha cilësohet si një ndër këngëtaret më ‘in’ për momentin e cila jo rrallë herë e shfaq dashurinë që ka për ushqimin.

Së fundmi Bebe, u ka dhënë hapësirë ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale përmes opsionit pyetje-përgjigje.

Image

Ku më shumë u kritikua për peshën se sa u pyet për ndonjë gjë me vlerë.

“Ju jeni e shëndoshur, pse po shton edhe më shumë kilogramë ”, ka qenë ‘pyetja’ e një ndjekësi.

“Nën një. Kjo nuk është puna juaj. E dyta, është qesharake që ju jeni djalë dhe po e thoni këtë”, ishte përgjigja e Bebes.

Derisa në një postim tjetër, Bebe kishte ndier të nevojshme të thoshte se është shumë e pahijshme të komentosh për peshën apo fizikun e dikujt tjetër.

“Mendoj se është super e vrazhdë të bësh komente për peshën e dikujt,

1. Unë ha. Unë e dua ushqimin

2. Marr ilaçe për. Shëndeti im që në fakt më bën të shtoj peshë

3. Unë gjithmonë kam luftuar me peshën time dhe dashurinë për veten time” vazhdoi duke thënë artistja.

Ndërkohë Bebe Rexha po shijon suksesin e madh të këngës së fundit në bashkëpunim me Doja Cat, “Baby im jealous”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat