Sukes pas suksesi! Noizy kryeson Top-listën britanike me këngën e fundit

Mediale Vip

Sukes pas suksesi! Noizy kryeson Top-listën britanike me këngën e fundit

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 14:17
Noizy

Noizy është njëri ndër reperët më të njohur dhe më “In” të momentit, kjo për shkak stilit të tij, punës së palodhshme që ai bën, e shumëçka tjetër.

Kujtojmë se një javë më parë, reperi i njohur Noizy erdhi në bashkëpunim me Predz UK, Swarmz dhe Simba.

Djemtë sollën një projekt mjaftë interesant që u titullua “Naughty naughty”, i cili brenda 7 ditëve ka arritur 1.5 milion klikime në Youtube.

Ky bashkëpunim i djemve është pëlqyer mjaftë shumë jo vetëm tek ne por edhe jashtë vendit, madje ka bërë namin në listat britanike.

Noizy dhe djemtë janë momentalisht në vendin e parë si kënga më e dëgjuar në top-listën GRM TOP 10.

Kjo listë është një nga toplistat më të vlerësuara në Mbretërinë e Bashkuar, ndaj ky është një sukses shumë i madh për reperin shqiptar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat