Dua Lipa nënshkruan me brendin “Puma”

Mediale Vip

Dua Lipa nënshkruan me brendin “Puma”

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:19
Dua Lipa

Dua Lipa nuk ndal angazhimet në botën e biznesit.

Edhe pse gjatë këtij viti nuk kanë qenë aktive me koncerte, këngëtaret janë angazhuar edhe në disa fusha të tjera.

Një prej tyre është edhe artistja me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka nënshkruar disa kontrata me brende të njohura, të cilat padyshim se i sjellin asaj fitime të mëdha.

Përmes postimit të fundit, Dua bëri të ditur se ka nënshkruar me brendin “Puma” si ambasadore e këtij brendi për koleksionin e ri të tyre.

“Shumë e ngazëllyer të ju njoftoj se i jam bashkuar familjes Puma si abmasadore e brendit të tyre të ri!!  Mezi pres të shihni se çfarë kemi në dyqane për ju”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Dua Lipa është “Fever”, të cilin e solli në duet me Angele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat