Taylor Swift i shiten sërish të drejtat mbi gjashtë albumet e saj, pa dijeninë e këngëtares. Ja shuma marramendëse

Mediale Vip

Taylor Swift i shiten sërish të drejtat mbi gjashtë albumet e saj, pa dijeninë e këngëtares. Ja shuma marramendëse

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:23
Taylor Swift

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka konfirmuar se Scooter Braun i ka shitur të drejtat mbi gjashtë albumet e saj të para.

Variety raportoi se Braun ia shiti albumet një fondi investimesh dhe se marrëveshja mendohet të jetë me vlerë më shumë se 300 milion dollarë.

Në një postim në Twitter, Swift tha se ishte hera e dytë që muzika i shitet pa dijeninë e saj.

Swift nënshkroi një marrëveshje me shtëpinë diskografike Big Machine në vitin 2004 duke i dhënë asaj pronësinë mbi gjashtë albumet e para në këmbim të një shumë parash për të filluar karrierën e saj.

Braun bleu Big Machine në qershor 2019 dhe bashkë me të edhe të drejtat për pjesën më të madhe të punës së Sëift.

Që nga ajo kohë, Taylor dhe Braun janë në një betejë të madhe për kontrollin e muzikës.

Sëift, si tekstshkruese e muzikës, ende zotëron të drejtat e botimit, që do të thotë se ajo ka fuqi të vërë veton në disa nga përpjekjet e Braun për të shfrytëzuar albumet e saj.

Në deklaratën e saj të fundit, këngëtarja tha se po përpiqet në mënyrë aktive për të rimarrë pronësinë e albumeve të saj si edhe kishte tentuar të hynte në bisedime me Braun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat