Gashi çmend rrjetin, poston një foto me simbole të UÇK-së

Mediale Vip

Gashi çmend rrjetin, poston një foto me simbole të UÇK-së

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:36
Gashi

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, asnjëherë nuk heziton të flasë haptas për rrënjët e tij.

Ai shumë shpesh përmes disa postimeve sjell imazhe me të cilat tregon me krenari se është shqiptar si dhe mban edhe shumë simbole kombëtare.

Së fundi, reperi postoi një foto, ku shfaq një veturë me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe flamurin kombëtar shqiptar.

“Viral”, ka shkruar reperi sipër fotos, ndërsa nuk ishin të pakta komentet e ndjekësve.

Ndryshe, Gashi është shumë akiv edhe me projekte të reja muzikore, ku nuk mungojnë bashkëpunimet me artistët më me emër në botë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat