Eurovision 2021: Ja kur do të performojë Shqipëria

Mediale Vip

Eurovision 2021: Ja kur do të performojë Shqipëria

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:54
Eurovision 2021

Eurovision pritet t’i rikthehet normalitetit vitin e ardhshëm, pas anulimit të këtij viti për shkak të pandemisë.

Së fundmi është caktuar se në cilat gjysmëfinale do të performojë secili shtet. Për këtë vit është vendosur që të mos hidhet shorte, por të mbahet e njëjta ndarje që u bë në fillim të këtij viti.

Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë në gjysmën e dytë, në 20 maj.

Në po të njëjtën ditë do të ngjiten në skenë edhe përfaqësuesit e Austrisë, Moldavisë, Polonisë, San Marinos, Serbisë, Islandës, Republikës Çeke, Greqisë, Estonisë, Danimarkës, Bullgarisë, Zvicrës, Finlandës, Letonisë, Armenisë, Gjeorgjisë e Portugalisë.

Shqipëria pritet të zgjedhë përfaqësuesin e Eurovision në fund të këtij viti në finalen e Festivalit të Këngës.

Ndërkohë ditën e djeshme u publikuan të gjitha këngët e artistëve që konkurrojnë këtë vit në festival.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat