Clooney tregon se pse i dhuroi nga 1 milionë dollarë 14 miqve të tij

Mediale Vip

Clooney tregon se pse i dhuroi nga 1 milionë dollarë 14 miqve të tij

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:07
George Clooney

George Clooney më në fund po e konfirmon atë histori që shoku i tij, Rande Gerber, tregoi vite më parë kur tha se aktori i dhuroi 14 miqve të tij nga një milionë dollarë.

“Unë dhe Amal sapo ishim njohur, por nuk ishim në lidhje”, tha ai për GQ. “Isha beqar. Të gjithë ne po plakeshim. Unë isha 52 vjeç dhe shumica e miqve të mi ishin më të vjetër se unë”.

“E mendova, ajo çka unë kam janë këta njerëz, të cilët për një periudhë 35 vjeçare më kanë ndihmuar në një mënyrë apo tjetër. Unë kam fjetur në kolltukët e tyre kur isha pa para. Ata më huazonin para kur unë s’kisha asgjë në xhep, pra ata më ndihmuan kur kisha nevojë, me vite. Po ashtu edhe unë i kam ndihmuar ndër vite. Të gjithë jemi miq të mirë dhe mendova ‘pa ata nuk do të kisha asgjë’. E mendova në thelb se nëse më godet autobusi, ata janë në testamentin tim. Por pse dreqin duhet të pres që të goditem nga autobusi?”, tha George, duke shtuar se gjatë asaj kohe ai nuk kishte as grua dhe as fëmijë dhe nuk e dinte se çfarë do të sillte e ardhmja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat