Veshja e Harry Styles në “Vogue” shkakton një lumë reagimesh!

Mediale Vip

Veshja e Harry Styles në “Vogue” shkakton një lumë reagimesh!

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:29
Harry Styles

Këngëtari britanik Harry Styles u bë mashkulli i parë që u shfaq vetëm në coverin e Vogue në historinë 127-vjeçare të revistës.

Teksa shfaqej duke veshur fustane e funde, ai foli për thyerjen e barrierave gjinore në veshjen e tij dhe evoluimin e stilit të tij gjatë viteve. 

Sidoqoftë, jo të gjithë e mirëpritën këtë paraqitje të tij, mes tyre edhe autorja amerikane Candace Owens, e cila shkruante në një status në Twitter se shoqëria nuk mund të mbijetojë pa burra të fortë.

“Nuk ka asnjë shoqëri që mund të mbijetojë pa burra të fortë. Lindja e di këtë. Në Perëndim, feminizimi i qëndrueshëm i burrave tanë në të njëjtën kohë që Marksizmi u mësohet fëmijëve tanë nuk është një rastësi. Është një sulm i drejtpërdrejtë. Ktheni burrat!”, shkroi ajo në Twitter.

Statusi i saj shkaktoi një trazirë në rrjetet sociale ndërsa figura të ndryshme publike dhe fansat u bashkuan të gjithë për të mbrojtur ish-anëtarin e One Direction.

Olivia Wilde ia ktheu me një koment të vetëm, duke shkruar:”Je patetike”.

Kathy Griffin gjithashtu i doli në mbrojtje këngëtarit britanik, duke shkruar “Candy Owens nuk e di se çfarë bën për të dalë kundër Harry Styles”.

Nuk mbeti pa një koment as Jameela Jamil e cila u shpreh: “Harry Styles është mjaft burrëror, sepse burrëror është çdo gjë që ti bën, jo ajo që vendosën disa persona të pasigurt, toksikë, homofobë, qindra vjet më parë. “

Kurse Zach Braff shkroi: “Të gjithë jetën tonë djemve dhe burrave u thuhet se duhet të jemi burrëror. Jeta është e shkurtër. Bëhuni cilindo që dëshironi të jeni”.

Vetë Harry nuk ka reaguar rreth kritikave, por i tha të gjitha për Vogue, ku u shpreh:

“Rrobat janë për t’u argëtuar dhe eksperimentuar dhe për të luajtur me to. ‘Ka rroba për burra dhe ka rroba për gra’, pasi të hiqni çdo pengesë, padyshim që do hapni arenën në të cilën mund të luani. Unë kurrë nuk kam menduar me të vërtetë shumë për atë që do të thotë një veshje.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat