Fjolla Morina e ndau nga ish-bashkëshortja? Flet për herë të parë biznesmeni: Ja e vërteta

Mediale Vip

Fjolla Morina e ndau nga ish-bashkëshortja? Flet për herë të parë biznesmeni: Ja e vërteta

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:37
Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

Në mediat rozë kanë qarkulluar lajmet për marrëdhënien e Fjolla Morinës dhe partnerit të saj, Fisnik Syla.

Këto të fundit kishin të bënin me të kaluarën e biznesmenit, ku thuhej se këngëtarja e ndau me ish-bashkëshorten.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Syla ka mohuar të gjitha spekulimet e bëra në rrjet.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota”, është shprehur ai.

“Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta’-ka thënë më biznesmeni.

Në fund të deklaratës, Fisniku tregoi se tashmë është shumë i lumtur me jetën e tij, teksa ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat