Xhemi Shehu dhe moderatori shqiptar/ Tani kolegë, por dikur shokë klase, madje edhe banke

Mediale Vip

Xhemi Shehu dhe moderatori shqiptar/ Tani kolegë, por dikur shokë klase, madje edhe banke

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:45
Xhemi Shehu

Xhemi Shehu dhe Isli Islami gëzojnë një miqësi që nga bankat e shkollës dhe këtë detaj na i zbuloi vetë moderatorja me foton e fundit.

“Me shokun e bankës @isli_islami”, ka shkruar Xhemi krah fotos me Islin.

Me siguri dy moderatorët kanë shumë kujtime nga periudha e shkollës, ndonëse për ndjekësit nuk kanë zgjedhur të shkruajnë më shumë.

Fotoja e dy miqve duhet t’i ketë ngjallur shumë kujtime edhe ndjekësve për këtë periudhë që zgjon gjithmonë shumë ndjesi në memorien tonë.

Momentalisht Islami drejton programin e mëngjesit në ‘Top Channel’, ‘Wake Up’, ndërsa Shehu është larguar nga drejtimi i ‘Portokallisë’ pa treguar një aryse për publikun.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat