George Clooney pranon se kishte dhuruar nga një milion euro për 14 miqtë e tij

Mediale Vip

George Clooney pranon se kishte dhuruar nga një milion euro për 14 miqtë e tij

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 23:06
George Clooney

George Clooney është padyshim ndër miqtë më të mirë që dikush mund të ketë.

59-vjeçari thuhet se kishte dhuruar nga një milion euro për 14 shokët e ngushtë në vitin 2013, të cilën e konfirmoi gjatë ditës së sotme (e martë), shkruan Entertainment.

Në një intervistë për GQ kishte thënë se veprimi i tillë erdhi pasi nuk pretendonte të ketë fëmijë, pse të paktën familje.

“Kur nuk kisha një familje timen, kisha këta miq, të cilët, në një periudhë prej 35 vitesh, më kanë ndihmuar në një mënyrë apo një tjetër. Mendova se pa ta, nuk do të kisha gjithçka që kam sot”, është shprehur ai.

Mes tjerash George shtoi: “Duke qenë se i kam miq të ngushtë, unë kisha vendosur që do të ishin në testamentin tim nëse do të më përplaste një ditë autobusi. Kështu që, pse të prisja të më përplaste autobusi për t’ia dhënë paratë? Prandaj vendosa që t’ia jap menjëherë nga 1 milion dollarë secilit”.

Edhe pse nuk kishte menduar të ketë familje, aktori tashmë ndan dy fëmijë me Amal Clooney. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat