Tristan Thompson i bën një super dhuratë Khloe Kardashian

Mediale Vip

Tristan Thompson i bën një super dhuratë Khloe Kardashian

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 23:05
Tristan Thompson, Khloe Kardashian

Tristan Thiompson po bën çmos që të kthehet në krahët e KHloe Kardashian dhe duket se e ka gjetur një mënyrë për t’u futur sërish në zemrën e saj. Khloe fitoi çmimin “Favorite Reality Star 2020” në “People’s Choice Awards” dhe Tristan ja bëri të qartë se është shumë krenar për të.

Ai i dhuroi një buqetë të madhe me trëndafila rozë e të bardhë, për t’i shprehur gjithë dashurinë. Ishte vetë Khloe që ndau në rrjete sociale videon e buqetës gjigante, që mbulonte të gjithë tavolinën ku qëndronin. Në video shfaqej vogëlushja True duke u përpjekur për të lexuar shënimin në pusullë, ndërkohë që Khloe e pyet: “Kam marrë lule nga babi yt?”.

“Ai thotë urime për çmimin në “People’s Choice”, zbuloi Khloe më pas.

Khloe Kardashian dhe Tristn Thompson kanë shumë kohë që qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri për shkak të tradhtive të vazhdueshme të basketbollistit.

Mirëpo së fundmi raportet mes tyre janë rregulluar dhe Khloe ka nisur ta ndjekë sërish ish-partnerin në Instagram. Fansat dyshojnë se ata po ribashkohen dhe gjithë këto veprime me të drejtë të çojnë drejt këtij përfundimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat