Besojeni ose jo, kjo është kënga më e kërkuar në Shazam e të gjitha kohërave

Mediale Vip

Besojeni ose jo, kjo është kënga më e kërkuar në Shazam e të gjitha kohërave

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 06:23
Ilustrim

Ylli australian i muzikës pop, Tones And I, ka këngën më të kërkuar në Shazam, të të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për hitin e vitit 2019, "Dance Monkey".

Më shumë se 200 milionë njerëz në muaj përdorin aplikacionin Shazam për të identifikuar këngët që kanë dëgjuar, por nuk i dinë titujt.

"Dance Monkey" është kërkuar 33.6 milionë herë, tha Shazam. Vendi i dytë shkoi për hitin e Lilly Wood & The Prick të vitit 2014, "Prayer In C".

Tones And I, emri artistik i kantautores Toni Watson, është shprehur se aplikacioni kishte qenë i paçmuar për karrierën e saj.

"Nuk pata asnjë ndjekës kur publikova Dance Monkey, por [Shazam] më dha mundësinë për të arritur më shumë njerëz dhe për të ngritur grupin e fansave, gjë që ka çuar në krijimin e një karriere për mua," tha ajo në një deklaratë.

"Dance Monkey" qëndroi për 11 javë në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar dhe kryesoi në top listat në 29 vende të tjera. Hiti gjithashtu mban rekordin për këngën më kërkuar në Shazam në një ditë të vetme.

Grafiku i Shazam për të gjitha kohërat tregon se muzika dance dhe popi i çuditshëm janë zhanret më të kërkuara, me “Wake Me Up” të Avicii-t dhe “Cheerleader” të OMI's, që renditen në krye të listave.

20 këngët më të kërkuara në Shazam janë si më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat