Jesy Nelson largohet nga “Little Mix”, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Jesy Nelson largohet nga “Little Mix”, kjo është arsyeja

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 08:56
Jesy Nelson

Jesy Nelson po largohet përkohësisht nga “Little Mix” për shkaqe private mjekësore.

Jesy Nelson ka vendosur të largohet përkohësisht nga Little Mix, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja, 29 vjeçe, po bën një ‘pushim të zgjatur’ nga grupi i vajzave për shkak të ‘arsyeve private mjekësore’, pasi së fundmi humbi drejtimin e MTV EMA dhe një paraqitje në finalen e shfaqjes së grupit të saj, The Search.

Një përfaqësues i bendit tha: ‘Jesy po zgjat pushim nga Little Mix për arsye mjekësore private.’

“Ne nuk do të lëshojmë ndonjë koment të mëtejshëm aktualisht dhe do t’i kërkojmë medieve  të respektojnë privatësinë e saj në këtë kohë”, shton ai.

Pushimi i Jesyt vjen pas suksesit të madh të Little Mix, me albumin e tyre të ri ‘Confetti’ si dhe shfaqjen e tyre ‘Little Mix: The Search’, ku garuan me një numër bendesh.

Jesy ka qenë anëtare e grupit të vajzave që nga formimi i tyre në X-Factor më 2011, së bashku me Perrie Edwards, 26 vjeçe, Leigh-Anne Pinnock, 29 vjeçe dhe Jade Thirlwall, 27 vjeçe.

Dy javë më parë Jesy u detyrua të tërhiqej nga finalja e “Little Mix: The Search”, pasi u sëmur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat