Nuk e pat bërë publike/ Elona Duro e konfirmon në “Ftesë në 5”: Kalova COVID-19

Mediale Vip

Nuk e pat bërë publike/ Elona Duro e konfirmon në “Ftesë në 5”: Kalova COVID-19

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:00
Elona Duro

Moderatorja e njohur Elona Duro, konfirmoi në emisionin “Ftesë në 5”, se ka fituar betejën me COVID-19.

Elona theksoi se nuk e ka bërë publike lajmin, pasi ishte në pritje të shfaqjes së plotë të simptomave. Më tej ajo tregoi se veç saj, edhe bashkëshorti e i vogëli Tomas, janë infektuar, por fatmirësisht simptomat e tyre kanë qenë të lehta e nuk kanë shfaqur komplikacione.

“Nuk e kam publikuar në fakt, dje dëgjova intervistën e Ivës tek ti që tha prita ato ditë që ka pikun sëmundja, thash të pres deri në fund që jam shëruar. Më kaluan ato ditët, u mora me pemën dhe thash të jetë pjesë e së shkuarës dhe tani të gëzohem si fëmijë. U infektuam të tre, me simptoma të lehta, e kaluam mirë”, tha Elona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat