Përtej të gjitha vështirësive, Gashi sapo nisi rrugëtimin e ri!

Mediale Vip

Përtej të gjitha vështirësive, Gashi sapo nisi rrugëtimin e ri!

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:31
Gashi

Java që lamë pas ishte tejet e hidhur për reperin e mirënjohur Gashi, i cili humbi dy persona shumë të shtrenjtë, siç ishin xhaxhai dhe kushërira e tij. 

Ndërkohë para disa ditësh reperi ndau me fansat një rrëfim shumë të sinqertë, duke treguar se këtë vit ka kaluar momentet më të vështira të jetës.

Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për karrierën e tij që në 2020 ka njohur vetëm rritje dhe suksese.

Së fundmi, reperi me famë ndërkombëtare ka  nisur një rrugëtim të ri këtë herë si model i një marke rrobash.

Ishte vetë autori i hitit “Creep on me” që nëpërmjet një postimi në Instagram bëri me dije lajmin e bukur, duke shkruar se ka ardhur koha të ndryshojë të ardhmen.

Image
Insta

"Për ata që nuk e dinë unë sapo firmosa me @communitynewyork si model dhe do bëj gjëra të bukura për të gjithë çunat. Është koha për të ndryshuar të ardhmen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat