Einxhel Shkira shpreh pakënaqësi të mëdha ndaj “Për’puthen” dhe “Love story”!

Mediale Vip

Einxhel Shkira shpreh pakënaqësi të mëdha ndaj “Për’puthen” dhe “Love story”!

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:41
Einxhel Shkira

Sezonit e kaluar, “E diell” erdhi me një rubrikë risi të quajtur “Për’puthen”, që lidhet me njohjet që vajzat dhe djemtë pjesëmarrës realizojnë nga takimet romantike të ndryshme.

Si një risi në ekranet shqiptare, kjo rubrikë shkaktoi goxha impakt, andaj këtë vit erdhi si një emision më vete këtë herë duke u shfaqur çdo ditë në ekran në orën 18:00.

Listës së “reality dating show” do i shtohej të hënën edhe “Love story”, i transmetuar në TV Klan. Të dyja emisionet po bëjnë shumë zhurmë në rrjet, duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Nga ana tjetër kritikat për këto formate nuk kanë të sosur. Së fundmi, edhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka shprehur rezervat e saj ndaj këtyre emisioneve, duke thënë se nuk e koncepton dot si format.

Nëpërmjet disa Instastory ajo shkruan se emisione të tilla i duken të papërshtatshme, duke shtuar se ka rrugë të tjera për famë, e jo duke kërkuar burrë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat