Është 95% efektive, kjo është këngëtarja e famshme që ndihmoi në zbulimin e vaksinës anti-COVID

Mediale Vip

Është 95% efektive, kjo është këngëtarja e famshme që ndihmoi në zbulimin e vaksinës anti-COVID

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 14:17
Dolly Parton

Këngëtarja e famshme Dolly Parton ka ndihmuar për zbulimin e vaksinës anti-COVID.

Diva e muzikës i dhuroi një shumë prej 1 milionë dollarësh për të ndihmuar në hulumtimet për koronavirusin dhe një pjesë e këtyre të ardhurave u përdor për të financuar vaksinën anti-COVID të Moderna-s.

Kjo ishte diçka që as vetë këngëtarja nuk e dinte derisa emri i saj u shfaq mes sponsorëve të tjerë në një raport paraprak për vaksinën.

“Unë thjesht jam mirënjohëse që kjo po ndodh,”– tha Dolly Parton për “Today”.

75-vjeçarja rrëfeu se kishte marrë vesh lajmin se paratë e saj kishin kontribuar në provën e vaksinës mëngjesin e së martës.

“Ndihem shumë e nderuar dhe krenare që munda të jap kontributin tim. Shpresojmë se kjo do të ndihmojë për të shëruar botën,”– u shpreh këngëtarja.

Dolly Parton bëri dhurimin e parë në qendrën mjekësore të Universitetit Vanderbilt në fillim të prillit, kur në SHBA kishte rreth 200.000 raste me COVID. Ndërsa tani regjistrohen mbi 11.3 milionë raste dhe gati 250.000 amerikanë të vdekur.

Vaksina Moderna mendohet të jetë 94.5% efektive kundër koronavirusit, sipas të dhënave të publikuara nga kompania.

Vaksinimet mund të fillojnë në fund të dhjetorit, tha eksperti i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci, ndërsa theksoi se fillimisht do vihen në dispozicion të grupeve me rrezik më të lartë si për punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore.

Në prill, këngëtarja inkurajoi ndjekësit e saj, të cilët kishin mundësi, që të dhuronin në fondin e kërkimit Vanderbilt Health Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat