Këngëtari shqiptar flet hapur: Nuk mund të ketë miqësi pas ndarjes

Mediale Vip

Këngëtari shqiptar flet hapur: Nuk mund të ketë miqësi pas ndarjes

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 20:32
Dren Abazi

Shumë këngëtarë bëjnë këngë dedikuar ish-partnerëve, por kur vjen puna tek Dren Abazi nuk është kështu. Në emisionin “Live from Tirana”, Dreni ka treguar se nuk ka ruan asnjë raport me ish-partneret e tij.

Artisti është shprehur se nuk mundet që të kesh miqësi me dikë që më parë e ke pasur të dashur dhe kësisoj ai as nuk është frymëzuar për të bërë ndonjë këngë për to. Ai ka thënë se është inspiruar nga histori të vërteta për projektet e tij muzikore, po asnjëra prej tyre nuk ka pasur lidhje me të dashurat që ka pasur.

“Për shumë këngëtarë ish-at shndërrohen në muza nga ku lindin albume të sukseshme por unë nuk mbaj raporte me asnjë nga ish-at e mi. Nuk besoj se pas ndarjes mund të ketë ndonjë miqësi dhe nuk do të frymëzohesha kurrë nga to” , u shpreh Abazi.

Dreni është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private dhe deri më sot nuk ka bërë asnjë lidhje publike. Ai është shprehur se ka dashur gjithmonë që njerëzit të fokusohen tek karriera e tij dhe jo tek jeta personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat