Ariana Grande dhe Jennifer Hudson do të jenë pjesë e “Mariah Carey’s Magical Christmas Special”

Mediale Vip

Ariana Grande dhe Jennifer Hudson do të jenë pjesë e “Mariah Carey’s Magical Christmas Special”

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 23:36
Ariana Grande

Në “Mariah Carey’s Magical Christmas Special” do të shfaqen edhe Ariana Grande dhe Jennifer Hudson.

“Mariah Carey’s Magical Christmas Special” do të debutojë globalisht muajin e ardhshëm dhe lista e saj mbresëlënëse e të ftuarve vazhdon të rritet, shkruan CNN.

Këngëtarja e “All I Want For Christmas Is You” ka ftuar një listë të super yjeve, përfshirë Ariana Grande, Jennifer Hudson, Tiffany Haddish, Billy Eichner, Snoop Dogg, Jermaine Dupri, Misty Copeland dhe Mykal-Michelle Harris për të marrë pjesë.

Kolona zanora dhe videoja muzikore e re për “Oh Santa!” gjithashtu përmban Carey duke performuar me Grande dhe Hudson, ajo do të dalë në Apple Music dhe platform të tjera transmetimi më 4 dhjetor.

Binjakët e Carey, Moroccan dhe Monroe, do të shfaqen gjithashtu në episodin special.

Sipas një përshkrimi nga Apple TV +, Carey do të luajë shoqen më të mirë të babadimrit në shfaqje, e përzgjedhur për të krijuar festë special për të bërë gjithë botën të gëzuar.

Carey gjithashtu prodhoi shoun special, së bashku me Ian Stewart, Raj Kapoor dhe Ashley Edens për Done + Dusted. Hamish Hamilton dhe Roman Coppola bëjnë regjinë, dhe skenari u shkrua nga Caroline Fox.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat