Aktori Michael J. Fox pensionohet për shkak të shëndetit

Mediale Vip

Aktori Michael J. Fox pensionohet për shkak të shëndetit

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 22:47
Michael J. Fox

Michael J. Fox thuhet se po pensionohet përsëri për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Aktori, i cili u diagnostikua dekada më parë me sëmundjen e Parkinsonit, ndan mendimet e tij mbi këtë temë në librin e tij të ri “No time like the future”, raporton revista People.

Fox ka pasur së fundi probleme shëndetësore, përfshirë një operacion kirurgjikal të vitit 2018 për të hequr një tumor jo kanceroz nga shpina e tij, shkruan CNN.

Ai shkruan se “Pakësimi i sapolindur i aftësisë sime për të shkarkuar fjalë dhe për t’i përsëritur ato fjalë për fjalë është vetëm gurgullima e fundit në pellg”.

“Është një kohë për gjithçka dhe koha ime për të vendosur një ditë pune dymbëdhjetë orëshe dhe për të memorizuar shtatë faqe dialogu, është më së miri prapa meje,” thuhet se shkruan ai në librin e tij. “Të paktën, tani për tani”.

Fox u bë i famshëm duke luajtur në serialin komedi “Family ties” para se ta bënte atë të madh në filma, duke përfshirë “Back to the future” dhe “Teen wolf” dhe u kthye në televizion në “Spin City”.

Kym und të mos llogaritet si fundi i tij në aktrim, ani pse thotë se po hyn në një pension të dytë.

“Kjo mund të ndryshojë, sepse gjithçka ndryshon. Por nëse ky është fundi i karrierës time të aktrimit, ashtu qoftë”, përfundon aktori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat