Princi William nuk ka fare dëshirë ta ndjekë serialin mbi jetën e tij dhe ka një arsye pse!

Mediale Vip

Princi William nuk ka fare dëshirë ta ndjekë serialin mbi jetën e tij dhe ka një arsye pse!

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 07:45
Princi William

Sezoni i katërt i serialit “The Crown” është publikuar në Netflix dhe të gjithë janë kuriozë. Por si ndihet familja mbretëore për ngjarjet që shfaqen në serial dhe a do ta ndjekin?

Një mik i Princit William tregon për Vanity Fair se princi nuk ka aspak dëshirë ta ndjekë këtë serial duke e cilësuar si “përshkrim fiktiv i prishjes së martesës së prindërve të tij dhe viteve të fëmijërisë së tij”.

Burime pranë princit thanë për revistën Vanity Fair se ekspertët e kanë hedhur poshtë akuzën se seriali është një trillim, por Netflix po luan një lojë të rrezikshme. Sipas tyre Netflix ka për detyrë të jetë i sinqertë rreth fakteve dhe duhet të ketë ndershmëri në atë çfarë shfaq për teleshikuesit.

E sigurt është që teleshikuesit janë aq të zgjuar për të kuptuar se “The Crown” është një shfaqje e trilluar, e bazuar në fakte…por gjithsesi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat