Yll Limani mban fjalën që i dha publikisht fanses

Mediale Vip

Yll Limani mban fjalën që i dha publikisht fanses

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 09:50
Yll Limani

Yll Limani është rrugës duke realizuar një dëshirë që ia kërkoi një fanse pak javë më parë në Twitter.

Duke qenë se këngëtari iu përgjigj pozitivisht tashmë duhet t’ia plotësojë kërkesën, që në fakt rezulton të jetë kërkesë jo vetëm e një personi por e të gjithë përkrahësve të tij.

Kënga e tij e re mban titullin “Leje”, por ende nuk kemi një datë publikimi.

Sot, autorit i hitit “Buzt e kuqe” ka publikuar një video në Instastory, duke ndarë me ndjekësit vetëm një pjesë nga projekti i ri që pritet të bëjë namin.

Teksa ndodhet në makinë, artisti i mirënjohur ka vendosur në sfond “Leje” që duket një këngë tipike për stilin e tij.

Ndër të tjera në vargjet e saj thuhet:

"Se me t’pas dasht, nuk t’kish lon vet për shok që nuk i ka përnime, për femna as sa gjysma jote. Ti s’je bota e tij, ai osh bota jote. Amo leje…"

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat