Modelja e njohur mirënjohëse që ish-bashkëshorti ka gjetur lumturinë me Katy Perry-n

Mediale Vip

Modelja e njohur mirënjohëse që ish-bashkëshorti ka gjetur lumturinë me Katy Perry-n

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:53
Miranda Kerr, Orlando Bloom dhe Katy Perry

Miranda Kerr ka një marrëdhënie mjaft mirë me të fejuarën e ish-burrit. Ndoshta ju duket e pamundur, por ja që modelja e njohur ju vërteton të kundërtën.

E ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show”, Miranda u shpreh se ndihet shumë e lumtur që ish-bashkëshorti i saj Orlando Bloom ka gjetur dashurinë dhe e adhuron Katy Perry-n.

“E adhuroj Katy-n dhe jam shumë e lumtur që Orlando ka gjetur dikë që e bën të lumtur gjithashtu, sepse në fund të ditës për djalin tonë, Flynn është e rëndësishme që të ketë një mami dhe babi të lumtur”.

Modelja dhe aktori kanë një djalë 9-vjeçar, Flynn.

Në gusht, Orlando u bë baba për herë të dytë me ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe Katy Perry-t, Daisy Dove Bloom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat