Valbona Mema: “Luana Vjollca është perfeksion!”

Mediale Vip

Valbona Mema: “Luana Vjollca është perfeksion!”

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 23:43
Luana Vjollca

Në puntatën e nëntë të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollcën ishte e ftuar këngëtarja e mirënjohur Valbona Mema.

Këngëtares iu bë ëndrra e saj realitet duke u “shndërrua” në një police mjaft seksi në sfidën e saj dhe kishte për “detyrë” të jepte disa dënime ndaj pjesëtarve të skuadrës kundërshtare. Por para sfidës Mema u përball me disa pyetje mjaft pikante.

Pyetjes se cilin mashkull “vip” shqiptar do donte të kishte për “shef” ajo zgjodhi Sinan Hoxhën, ndërsa pyetjen “Komandante cilin personazh “vip” shqiptar do e lavdëroje për perfeksion?”, Mema u drejtua nga moderatorja dhe u përgjigj kështu:

“Luana Vjollca është perfeksion!”, por Luana ndërhyu duke e falenderuar për përgjigjen, por nuk lejohen të përmenden emrat që ndodhen në studio pasi ky është një rregull i “Shiko Kush LUAN” dhe kështu Mema zgjodhi të po të njëtjin emër: “Sinan Hoxha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat