Historia e trishtë e Will Smith dhe arsyeja që e shtyu të luante komedi!

Mediale Vip

Historia e trishtë e Will Smith dhe arsyeja që e shtyu të luante komedi!

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:26
Will Smith

Aktori shumë i njohur Will Smith, i cili më shumë se me çdo rol tjetër na ka rrëmbyer zemrat me “Princi i Bel Air”, është rrëfyer pa dorashka në një intervistë për “Red Table Talk”.

Ai ka treguar për fëmijërinë e tij me një baba të dhunshëm, fëmijëri që s’ka qenë aspak e lehtë.

Megjithëse në moshë të vogël, Will ka ndjerë përgjegjësinë të mbrojë të ëmën nga i ati abuziv.

Ndaj ai është përpjekur të bëjë sa më shumë batuta të jetë e mundur në mënyrë që të argëtonte babain e tij dhe të mos krijoheshin situata të pakëndshme në shtëpi.

“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith, shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi.

Unë interpretoja, kërcëja dhe tregoja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.- ka treguar Will.

Pra, batuat kanë qenë arma e aktorit për të mbrojtur të ëmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat