Françeska Jaçe dhe jeta plot peripeci si vajzë e famshme, pas aksidentit të frikshëm i rikthehet luksit të shfrenuar

Mediale Vip

Françeska Jaçe dhe jeta plot peripeci si vajzë e famshme, pas aksidentit të frikshëm i rikthehet luksit të shfrenuar

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:49
Françeska Jaçe

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Françeska Jaçe, u përfshi në një aksident pak ditë më parë në Vlorë, nga i cili shpëtoi pa dëmtime për fat të mirë.

Ajo po udhëtonte e vetme me një makinë “BMW X6” kur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, makina e saj luksoze u përmbys, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Françeska kishte publikuar të dielën foto dhe video në “Instastory”-n e saj në “Instagram”, ku shihej në Vlorë, duke drekuar. Nga ora kur publikoi Story-n, binte në sy fakti se xhiron me makinë në qytet, ajo e kishte bërë rreth orës 12:40 të mëngjesit, ndërkohë që pas orës 22:00 ishte i ndaluar qarkullimi dhe dalja e qytetarëve.

Nuk vonoi dhe Françeska Jaçe reagoi për herë të parë në rrjetet sociale, pasi i shpëtoi aksidentit të frikshëm, që sipas raportimeve u ndihmua nga kalimtarët dhe mori vetëm disa plagë të lehta në trup.

Pasi lajmi mori dhenë, ajo vendosi të fliste për aksidentin duke falenderuar të gjithë njerëzit për mesazhet dhe telefonatat e tyre. Ndërsa uroi që Zoti t’i ndihmojë të gjithë njerëzit!

“Zoti ju ndihmoftë! Faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta!”- shkroi modelja.

Momenti i përplasjes dhe përmbysjes së automjetit sipas dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, por edhe Policisë, ka qenë i frikshëm, ndërsa në momentet e para është menduar për një aksident edhe më të rëndë, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e Policisë, ndërsa drejtuesja e automjetit doli nga makina e përmbysur, duke marrë menjëherë ndihmë mjekësore, por fatmirësisht, pavarësisht aksidentit të rëndë, dëmet e shkaktuara kanë qenë të papërfillshme për shëndetin e saj.

27- vjeçarja nga Vlora, e njohur për mediat, ka qëndruar pranë vendit të ngjarjes edhe kur ka mbërritur Policia, ndërsa nga blutë e Vlorës nisën menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Sipas informacioneve më të fundit nga Policia e Vlorës dyshohej se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, që ka sjellë edhe përplasjen me bordurën e rreth rrotulimit dhe më pas përmbysjen.

Kujtojmë që jeta e Françeskës që pas famës që mori në “Big Brother” ka qenë me plot peripeci, duke filluar nga aksidentet e ndryshme me makinë e deri te sherret me femrat, situata prej të cilave ka përfunduar edhe në polici.

Një vajzë dinamike si ajo duket sikur ka vazhduar “reality show”-n edhe pas daljes nga “Big Brother”, pasi shpesh është bërë pjesë e faqeve të kronikës, për shkak të problemeve të ndryshme që ka kaluar në jetë, por që në fund ia ka dalë.

E në lidhje me këto situata ajo e ka gjetur fajtorin tek “syri i keq”, ndaj rikthimit në jetën e qejfit e ka shoqëruar me mbajtjen e objektit që njihet si “syri grek”, që është në gjendje të kapë energjinë negative të mjedisit përreth.

Një emoji të tillë e ka vendosur në fotot e fundit që ka postuar në “Instagram”, duke sfiduar kështu zilinë atyre që e kanë inat. Ndërkohë që direkt pas lajmeve të aksidentit, ajo nuk ngurron të ekspozojë rikthimin në jetën e luksit të shfrenuar, ku shihet tek darkon në restorante të shtrenjta dhe e veshur kokë e këmbë në luks.

Pak para aksidentit, ish-lojtarja e “Big Brother” i dha fund lidhjes me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës, Albi Dokën, duke e fshirë njëri-tjetrin nga lista e “Instagram”-it.

Historia e saj me futbollistin u zbulua kur ajo në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”, foto që nuk mori miratimin nga Albi.

Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta se pse mbrojtësi i skuadrës së Tiranës, Albi Doka, qëndroi indiferent ndaj asaj fotoje.

Ndërsa drejton biznesnin e saj, Françeska nuk heq dorë nga fotot e nxehta, edhe pse po hyjmë në stinën e dimrit, të cilat pas prishjes së miqësisë me Juxhin Kurtin, tani po i realizon me Beatin.

Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të saj, deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”. Futbollisti festoi 23-vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori ishlojtarja e “Big Brother”. Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private.

Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen. Ndërkohë që vetë Doka nuk bëri asnjë postim në “Instagram”-in e tij, ku të pozonte me Françeskën.

Futbollisti diskret shquhet për raportet mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, te cilat duket se janë në shijet e tij. Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve në “Instagram” se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë mister emrin.

Me gjasa, fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagram”-it për t’u takuar pas izoimit.

“Happy Birhday Champion!”- i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen pa komplikime.

Ish-lojtarja e “Big Brother” aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh). jetës si modele “Instagrami”, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re.

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private. Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.

Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”.

Ndërsa pyetjes: “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ishte një pyetje tjetër, së cilës ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë.

Ndër të tjera, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe po flirtonte me një personazh publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij. Sipas komentuesve, flirti kishte evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska kishte krijuar një lidhje të re kësaj here me futbollist, moment që e festoi me foto nudo.

Para disa muajsh, Françeska zbuloi edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”. Teksa publikoi një meme përmes disa fotove ilustruese, ajo tregoi sesi sillet një bricjap (shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para, dhe kur llogaria bankare e saj mbetet bosh.

“Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska gjatë karantinës. Gjithsesi, ajo nuk e kaloi keq karantinën pasi publikoi disa foto në “Instastory”, ku shihej tek shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit.

E ftuar tek “E diell”, gjatë intervistës me gazetarët e emisionit, zbuloi të tjera të pathëna nga jeta e saj e re, tashmë larg syrit të kamerave. Ndërsa në studion e Rudina Magjistarit ajo iu përgjigj pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, në “E diell”, foli për pretendimet që ka për partnerin. Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm me apo pa para, ajo iu përgjigj: “Po tani edhe pa lekë për ça e do?!”.

Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother”, vite më parë. Më pas u komentua për shumë skandale. Ndërkohë që sa i takon dashurisë, le të shohim nëse do të flasë në ndonjë emision diçka për futbollistin që bie në sy për tatuazhet e tij, Albi Dokën.

Ndryshe nga lidhjet e tjera VIP kur marrin fund, ata e fshinë njëritjetrin nga rrjetet sociale pak javë më vonë se të ndaheshin. Ndërkohë, Franceska po e shijon më shumë jetën, sepse pas aksidentit kuptoi se sa e shtrenjtë është ajo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat