Tuna Sejdiu u uron ndjekësve ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Mediale Vip

Tuna Sejdiu u uron ndjekësve ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:00
Tuna Sejdiu

Tuna përmes rrjeteve sociale u ka uruar ndjekësve ditën Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Tashmë dihet se dita e sotme shënohet si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit e kjo festë u paralajmërua të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Ndërsa këngëtarja e dashur për publikun, Tuna Sejdiu ka hyrë në rrjete sociale për të uruar të gjithë shqiptarëve ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Përmes një Instastory, ajo ka bërë të ditur se është krenare që është shqiptare duke publikuar disa vargje për këtë ditë të veçantë , “Gëzuar ditën e Alfabetit!”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat