Fifi sjell fotografi nga klipi i këngës “Ninullë dashurie”

Mediale Vip

Fifi sjell fotografi nga klipi i këngës “Ninullë dashurie”

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:03
Fifi

Fifi ka ndarë imazhe nga klipi i radhës.

Tashmë u bë e ditur se këngëtarja e dashur për publikun, Fifi po sjell projektin e ri muzikor me titull, “Ninullë dashurie”.

Fifi në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga jeta dhe karriera profesionale dhe ndonëse ajo nuk i ka ndalur projektet e reja këtë vit, duket se shumë shpejt do t’i sjellë fansave një këngë të re që mezi po e presin.

Së fundmi Fifi ndau një imazh në rrjete sociale dhe duket të jetë nga prapaskenat e filmimeve të videospotit më të ri, ku ajo tregon se është tejet e emocionuar për prurjen e re.

“Mezi pres të dalë ninullë dashurie”, thotë Fifi në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në llogarinë zyrtare të Instagramit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat