Jeremih një hap afër shërimit nga COVID-19

Mediale Vip

Jeremih një hap afër shërimit nga COVID-19

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 18:49
Jeremih

Në mesin e shumë të famshmëve që u infektuan nga COVID-19 ishte edhe këngëtari i njohur, Jeremih.

Ditë më parë u raportua se i ishte përkeqësuar gjendja, ndërsa përdorte oksigjenoterapi, shkruan Daily Mail.

Por, duket se tashmë 33-vjeçari është larguar nga kujdesi intensiv, teksa është dërguar në një spital tjetër,

Pas një jave të infektimit, duket se artisti është një hap më afër shërimit nga virusi vdekjeprurës.

Edhe pse nuk janë dhënë shumë informata për gjendjen e tij, nuk i dihet nëse ai është ende pozitiv me virus.

Ndërkaq, reperi i njohur 50 Cent në rrjetin social Instagram i kishte uruar shërim të shpejtë, përfshirë edhe komentet e fansave të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat