Nëse do të kishte vajzë, Sara Hoxha do t’i vendoste një nga këta dy emra

Mediale Vip

Nëse do të kishte vajzë, Sara Hoxha do t’i vendoste një nga këta dy emra

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:00
Sara Hoxha dhe Ledion Liço

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të dy djemve, London dhe Roman. Për të dy fëmijët e tyre zgjodhën emra qytetesh dhe nuk është çudi që të gjithë duan të dinë a do ta vazhdojnë si traditë nëse bëhen sërish prindër dhe çfarë emrash do të zgjidhnin.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Sara iu përgjigj edhe pyetjes së famshme se çfarë emri do të zgjidhte për vajzën.

“Nëse do të kishe gocë si do ta quaje? Emër qyteti, për shembull Tirana?” –ishte pyetja që i drejtoi një ndjekëse.

Ndërsa Sara u përgjigj:

“Për goca kam akoma India ose Sienna”.

Nuk e dimë nëse Sara dhe Ledioni kanë në plan ta zgjerojnë familjen, por dimë të themi që kjo traditë emrash na pëlqen pafund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat