3 vite pas ndarjes, Vin Veli flet për marrëdhënien me Bora Zemanin

Mediale Vip

3 vite pas ndarjes, Vin Veli flet për marrëdhënien me Bora Zemanin

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:41
Vin Veli, Bora Zemani

Së fundmi, i ftuar në 'Love from Tirana', Dj i njohur Vin Veli, foli për marrëdhënien me moderatoren Bora Zemani, duke treguar se ruajnë kontaktet mes tyre për të mirën e Arborit. Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth 3 vite më parë.

Në atë kohë qarkulluan shumë lajme se lidhja e tyre përfundoi për shkak të një tradhtie, por asnjë prej tyre nuk i pranoi këto thashetheme.

“A vazhdoni të keni kontakte apo është ndërprerë gjithçka? A je dakort që duhet ta mbajmë ish-in mikeshë apo mik?”- u pyet ai nga gazetarja.

“Mikeshë? Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që po. Por në ndonjë situatë tjetër, që një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të zihen dhe urrehen? Nëse nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Kur pa pasur tradhti dhe situata të tjera, varet edhe nga rrethanat pastaj."- u përgjigj Vin Veli.  

Ndërsa preku edhe temën e tradhtisë, duke thënë se vjen si pasojë e mosmirëkuptimit dhe mostolerancës në çift.

"Me Bora Zemanin nuk ishte ndarja e parë në jetën time, unë jam shumë mendjehapur, nuk kam mbajtur kurrë mëri ose hatërmbetje, çdo njeri e di vetë si e drejton veten. Duhet kohë për të reflektuar, në nerva e sipër mund të kthehet në urrejtje dhe në gjaknxehtësi nuk mund të analizosh e të reflektosh me veten për gabimet, se i kujt ishte faji. Se ndoshta edhe ai që tradhton mund të ketë pasur një shtytje nga partneri etj. Nëse gjërat janë mirë e bukur, nuk do ekzistonte tradhtia. Në momentin që s’ka tolerancë dhe mirëkuptim prishet marrëdhënia, tradhtia vjen si rezultat i këtyre. Normalisht kur dy njerëz nuk janë rehat, shtyhen drejt tradhtisë, janë shkak-pasojë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat