Justin Bieber i kushton fjalët më të ëmbla Haileyt me rastin e ditëlindjes

Mediale Vip

Justin Bieber i kushton fjalët më të ëmbla Haileyt me rastin e ditëlindjes

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 23:17
Justin Justin Bieber dhe Hailey Bieber

Hailey feston ditëlindjen ndërsa Justin e uron atë me një dedikim të bukur.

Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë çifti më i përfolur në showbizin ndërkombëtar.

Ndërsa tashmë dihet se Justin nuk i kursen aspak dedikimet romantike për bashkëshorten, kjo ishte pikërisht çfarë ndodhi sot me rastin e ditëlindjes të gruas së tij.

Këngëtari ka publikuar në Instagramin e tij disa nga fotot më të bukura të bashkëshortes dhe i ka dedikuar fjalët më të mira.

“Sytë e mi janë për ty. Zemra ime është për ty. Shpirti im është për ty. Dashuria ime është për ty. Unë jam në shtëpi kudo që ti të jesh. Ti je vendi im i sigurt. Jam plotësisht dhe kryekëput i fiksuar me atë që ti je. Ëndrra ime më e madhe është që të plakem me ty. Nuk mund ta besoj që ti je e imja pëërgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka shkruar Justin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat