“Aktorët më të mirë janë politikanët”, Arjola Demiri në listë për deputete

Mediale Vip

“Aktorët më të mirë janë politikanët”, Arjola Demiri në listë për deputete

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 06:54
Arjola Demiri

Kohët e fundit aktorja, Arjola Demiri ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi ajo ka deklaruar se do të jetë pjesë e listës së deputetëve në Qarkun e Kukësit.

Demiri prej kohësh ka dalë hapur në krah të PS-së dhe kryeministrit Rama. E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Why Not” në Rtv Ora, Arjola ka folur më shumë mbi kandidaturën e saj dhe karrierën si aktore.

Sipas saj  edhe nëse do të dalë fituese në këto zgjedhje dhe do të bëhet  deputete asgjë nuk do të ndryshojë përsa i përket aktrimit.

“Jam përfshirë në politikë që në 2015. Kisha një periudhë që nuk po gjeja një mbështetje në asnjë vend, sidomos te ata që unë kisha mbështetur. Një moment thashë pse jo. Ndihmova kryetarin e Bashkisë në zgjedhjet lokale në 2015 dhe vendosa të kaloj njëher e përgjithmonë majtas.

Nëse do të bëhem deputete vëmendja do të zhvendoset në politikë, por nuk besoj që do ta le aktrimin.  Shpesh herë kemi dëgjuar që aktorët më të mirë janë politikanët”– tregon ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat