Hamilton do të dekorohet nga Mbretëresha Elizabeth

Mediale Vip

Hamilton do të dekorohet nga Mbretëresha Elizabeth

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 08:42
Hamilton do të dekorohet nga Mbretëresha Elizabeth

Lewis Hamilton, do të dekorohet me urdhërin e “Knighthood” nga Mbretëresha Elizabeth.

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, do të dekorohet me urdhërin e “Knighthood” nga Mbretëresha Elizabeth, në ceremoninë e fundvitit.

35 vjeçari u bë kampion për herën e shtatë në garën e fundit në “Turkish Grand Prix”, ku barazoi rekordin e legjendarit Michael Schumacher.

Kampioni britanik përfundoi finalen e cila kishte gjatësi 309 km për 1:42.19.313, ndërsa në pozitën e dytë u rendit Sergio Perez dhe në të tretën Sebastian Vettel.

“Si çdokush, unë jam rritur me adhurimin ndaj Mbretëreshës dhe Familjes Mbretërore. Jam i nderuar që do të paraqitëm para saj, do të jetë një nga ditët e mija më të lumtura”, deklaroi Hamilton.

Britaniku do t’i bashkohet figurave të shquara që janë dekoruar më parë si: Mo Farah, Andy Murray dhe Alastair Cook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat