Yllka përlotet nga humbja e Ismet Pejës: Kurorëzova dashurinë me zërin tënd

Mediale Vip

Yllka përlotet nga humbja e Ismet Pejës: Kurorëzova dashurinë me zërin tënd

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:55
Këngëtarja ka hedhur një fotografi në Instagram, të shkëputur nga dasma e saj, në të cilën këndoi Peja.

Humbja e jetës së Ismet Pejës e ka prekur fort këngëtaren Yllka Kuqi.

Këngëtarja ka hedhur një fotografi në Instagram, të shkëputur nga dasma e saj, në të cilën këndoi Peja.

E shkrimi që i la fotos ishte shumë emocionues.

“E kurorezuam dashurine nen tingujt e zerit tend prej bilbili, na dhe shume mend nga pervoja jote jetesore e profesionale, deri ne minutat e fundit te jetes kthjelltesia e mendjes tende te trembte...jam e lumtur qe jetova ne kohen tende, qe isha pjese e jetes e familjes tende dhe qe edhe Luiza arriti te t’takoj ... e kur te rritet do t’mesoje kenget e tua...do te jetoj e jehoje gjithmone Zeri yt...Lamtumire Baca Ismet ?”, shkroi Yllka.

Më pas, fotoja u mbush me komente ngushëlluese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat