7 vite bashkë, Zhaku tregon pse u nda nga partneri: Kalova depresion…

Mediale Vip

7 vite bashkë, Zhaku tregon pse u nda nga partneri: Kalova depresion…

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:34
Inida Kreuz dhe Bieta Sulo

Këtë të hënë përmes të një lidhje “Skype” nga Gjermania, zhvilloi një bisedë me Bieta Sulon në “Ftesë në 5” aktorja Inida Kreuz, e njohur ndryshe si Zhaku.

Aktorja tregoi momentin e ndarjes nga bashkëshorti i saj gjerman Kristian, pas 7 vitesh martesë.

Ajo theksoi se lidhja u bë paska toksike dhe e ndikuar nga gjendja depresive që po kalonte, pasi ndihej jo e realizuar në botën e artit, arriti në vendimin që të ndahej me të.

“U bë paksa toksike marrëdhënia. Më e bukura është ama që ashtu më dukej mua atëherë. Të dyve na dukej ashtu, sepse ishte një lloj konsensusi që e arritëm bashkë. Por kur je bashkë Bieta edhe zihesh, filloi të ketë një lloj krisje. Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kaloja një gjendje depresive, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqet në teatër. Kur nuk të sjell rezultate, është e gjithë ajo punë. Ajo ndarja na bëri shumë mirë, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë për të parë se ku arrija unë vetë. Kisha nevojë të shikoja veten time pa Kristianin”, tha Zhaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat