Bad Bunny rezulton pozitiv me COVID-19

Mediale Vip

Bad Bunny rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:09
Bad Bunny

Këngëtari i njohur i zhanrit ‘Reggaeton’, Bad Bunny, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Një lajm i tillë ka ardhur nga një përfaqësues i tij, i cili e justifikoi mungesën e tij në evenimentin e ‘American Music Awards 2020’, shkruan Daily Mail.

Reperi, emri i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio, është detyruar ta ndërpres performancën pas rezultateve që mori.

Përkundër kësaj, ai pati mundësinë që të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë, ndërsa fitoi çmimin si artisti më i mirë latin.

Ai u komentua edhe për këtë paraqitje, pasi një pjesë e madhe nuk vërejtën nëse ai kishte ndonjë simptomë.

Përndryshe, artisti deri më tani ka fituar disa çmime, ndërsa suksesi i tij vërehet dukshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat