Me vajzën në krah, si duket Gigi Hadid e lodhur dhe e zënë me jetën e re si nënë

Mediale Vip

Me vajzën në krah, si duket Gigi Hadid e lodhur dhe e zënë me jetën e re si nënë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 07:48
Gigi Hadid

Gigi Hadid ka ndarë herë pas here në rrjetet sociale disa momente të jetës së saj si nënë e re gjatë dy javëve të fundit. Ndërsa mbrëmjen e kaluar, ajo ndau foton më të ëmbël me vajzën e saj dy muajshe. Në foto Hadid zbuloi se tani që është nënë ka provuar një lloj tjetër të të qenit e zënë dhe e lodhur dhe gjithashtu tregoi se e ka zbukuruar shtëpinë e saj për Krishtlindje më herët këtë vit që familja është zgjeruar.

"Një lloj krejt tjetër e të qenit e zënë dhe e lodhur... Por ajo është më e mira prandaj zbukurimet e Krishtlindjeve i filluam më herët këtë vit", -shkroi Hadid.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)

Gigi duket se është ende në Pensilvani me vajzën e saj dhe jo New York City, ku modelja ka apartamentin e saj. Prej periudhës së karantinës, ajo u izolua në Pensilvani, në fermën e familjes së saj, me nënën Yolanda dhe partnerin Zayn Malik.

Hadid ndau foton e parë familjare me Malik dhe vajzën e saj për Halloween, duke e mbuluar fytyrën e vogëlushes me një emoji Hulk. Çifti i famshëm nuk e ka zbuluar ende emrin e vajzës së tyre dhe as nuk kanë postuar ndonjë fotografi të portretit të saj.

Kur Hadid njoftoi lindjen e vajzës së saj më 23 shtator, modelja postoi vetëm fotot e duarve. Duket se ata po e ruajnë me fanatizëm privatësinë e së voglës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat